Politika e privatësisë
Përditësuar më 9 tetor 2026
Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale përpunon EMIVANCE, pse, dhe si mbrohen. E zbatojmë sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe parimeve të GDPR-së.
1. Kush është përgjegjës
- Për të dhënat e mysafirëve të një hoteli (rezervimet, kontaktet, dokumentet, bisedat me recepsionistin AI): përgjegjës është hoteli ose prona me qira. EMIVANCE i përpunon vetëm në emër të tij, si përpunues.
- Për llogaritë e bizneseve (pronarët dhe stafi që përdorin programin): përgjegjës është EMIVANCE.
2. Çfarë të dhënash
- Llogaria e biznesit: emri, emaili, telefoni, NIPT-i dhe adresa, përdoruesit e stafit.
- Mysafirët: emri, telefoni, emaili, shteti, numri i dokumentit në check-in, datat e qëndrimit, pagesat, faturat, shënimet e stafit.
- Bisedat: mesazhet që klientët i shkruajnë recepsionistit AI ose stafit.
- Teknike: një cookie sesioni për hyrjen në program dhe regjistra bazë sigurie (p.sh. adresa IP gjatë hyrjes). Nuk përdorim cookie reklamash.
3. Pse i përdorim
- Për të bërë dhe menaxhuar rezervimet, pagesat, faturat dhe check-in-in.
- Që recepsionisti AI t'u përgjigjet klientëve dhe t'i njoftojë stafit.
- Për njoftimet e stafit (email, SMS, WhatsApp, Telegram) që zgjedh vetë biznesi.
- Për abonimin, sigurinë e sistemit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore.
4. Kush tjetër i përpunon (nënpërpunuesit)
- Hostimi i serverit dhe i databazës (Hostinger).
- OpenAI, për të kuptuar mesazhet dhe për të shkruar përgjigjet e recepsionistit AI.
- Shërbimi i emailit, dhe sipas zgjedhjes së biznesit: Telegram, Twilio (SMS/WhatsApp).
- Booking.com, Airbnb ose kalendarë të tjerë, vetëm kur biznesi i lidh: shkëmbehen vetëm datat e zëna, pa emra.
Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i përdorim për reklama.
5. Sa kohë ruhen
Të dhënat ruhen sa kohë biznesi e përdor programin. Pas mbylljes së llogarisë fshihen brenda 90 ditëve, përveç atyre që ligji kërkon të ruhen më gjatë (p.sh. dokumentet financiare).
6. Siguria
Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara, lidhja bëhet me HTTPS, çdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta dhe databaza ruhet me kopje rezervë. Paneli i platformës EMIVANCE nuk tregon rezervimet, klientët apo bisedat e bizneseve.
7. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat tuaja, ose të kundërshtoni përpunimin. Nëse jeni mysafir i një hoteli, drejtojuni fillimisht hotelit; ne e ndihmojmë hotelin ta përmbushë kërkesën. Mund të ankoheni edhe te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.